“Është femërore…”, Limi po ‘harron’ Albën dhe po kërkon të njohë Esterin? Fermeri: Je ëndrra e çdo mashkulli
Një darkë u organizua mbrëmjen e sotme nga Agai për dy fermerë. Ishin Limi dhe Ester, dy fermerët që fituan sfidën e qypave dhe Agai i shpërbleu me një “darkë romantike”.
Duket se darka mes të dyve ka shkuar shumë mirë, ndërsa fermerët kanë vendosur të njohin pak më shumë njëri-tjetrin.
Që në momentin kur shkuan te darka, Limi u tregua xhentil me Esterin teksa e ndihmoi edhe të ulej në karrige. Më pas, Limi ka hapur shishen e verës dhe ka provokuar fermeren, ndërsa fjalët e tij ishin “s’ta mbush mendjen”, pyetje kjo e drejtuar në kuadër të xhentilesës.
Sapo filluan të konsumojnë darkën, Esteri ka vënë me shpatulla pas murit Limin, ndërsa e ka pyetur në lidhje me marrëdhënien e tij me Albën.
“Çfarë jeni mo vlla me Albën? Se dje te klipi kishte shumë bipolaritet, tani qeshnit pastaj qanit”, iu drejtua Ester-Limit.
Më pas ajo i tha se Alba është më e përfshirë se ty në këtë marrëdhënie, ndërsa fermeri përforcoi deklaratën e mbrëmjes së djeshme gjatë spektaklit teksa tha se “nuk përshtatemi”.
Përpos bisedave të tjera me pyetje-përgjigje, duket se Limi ka vënë në “shënjestër” Esterin. Gjatë darkës nuk munguan komplimentet, ndërsa fermeri i tha “Je ëndrra e çdo djali”.
“Gjatë kësaj periudhe kam krijuar një super përshtypje për vazjën që je. Lum mami, babi, vëllezërit. Për mendimin tim ti je ëndrra e çdo çuni. Je një vajzë pa vese, shumë e bukur, shumë natyrale, ke shumë gjëra që të bëjnë më të bukur se çdo gjë tjetër”, ishin disa nga fjalët e bukura që Limi i kushtoi Esterit.
Por, a mos po kërkon Limit ë krijojë një histori të re me Ester dhe po tenton të harrojë Albën?
Pjesë nga biseda:
Limi: Do kisha shumë dëshirë të të njihja pak më shumë nga vetja
Ester: Na zure ngushtë, Esterin ti e ke parë si është këtu brenda. Njësoj jam dhe jashtë, as nuk shtirem, kur nervozohem i kam nervat në kulm.
Limi: Je shumë e çiltër, i tregon me mimika
Ester: Po, më tradhëton pak mimika se më kuptojnë direkt njerëzit që i kam përballë, psh kur po gënjej.
Limi: Kjo më pëlqen se është tamam femërore
Ester: Është e mirë deri diku…
Fermerët kanë vijuar të konsumojnë darkën e tyre nën shoqërinë e bisedave interesante që ato kanë zhvilluar me njëri-tjetrin.