“Jam ndarë nga gruaja…”, Andrea ironizon Big Bastën: Le nam
Andrea dhe Andueli ditën e sotme kanë debatuar me Big Bastën, saqë biseda ka agruavuar deri në ofendime.
Andrea i tha Big Bastës që ka lënë nam kur ka deklaruar që është ndarë nga gruaja dhe nga fëmija pasi erdhi në Fermë. Ai tha që është prekur ngaqë është vetë i martuar dhe baba dhe tha s ekjo është një lojë shumë e shëmtuar.
Ndërkohë, Andueli i ka mbështetur të gjitha fjalët e Andrea dhe madje ka shtuar akuzat ndaj tij teksa tha se vëtëm kur është me Yllin i bën këto gjëra.
Pjesë nga debati:
Andrea: Unë kam ardhur për një qëllim
Basta: Bravo
Andueli: Por duhet ta ruajmë fytyrën gjithmonë, qëllimi është të fitojmë por ta ruajmë fytyrën
Andrea: Jam ndarë nga gruaja, nga fëmija fakti që erdha këtu më ndau. Ik se le nam. Burrë pa lidhje
Andueli: Është larg burrnia me qenë ky përfaqësuesi i burrnisë.
Andrea: Ti nuk e ke idenë kur e bëre atë, unë nuk u preka se ti bërë lojë me atë. Unë u preka se ti luajte me një fenomen që unë jam i përfshirë në atë lloj fenomeni
Andueli: Vetëm kur rri me Yllin i bën këto lloj gjërash
Big Basta: Smë intereson fare
Andrea: Kur dikush luan në këtë mënyrë me familjen është njësoj si të luash me shëndetin