“Nuk jam për marrëdhënie të hapur”/ Limi-Albës: Unë të kam qejf, por gjërat e bukura vijnë avash avash
Limi dhe Alba vijojnë të sqarojnë marrëdhënien e tyre. Alba nuk është e kënaqur nga Limi, pasi ky i fundit nuk ka një marrëdhënie të mirë me të gjitha femrat e Fermës.
Fermerja ja bëri të qartë Limit se nuk është për marrëdhënie të hapur, ndërsa ky i fundit i tha se e respekton vendimin e saj edhe pse ka një pëlqim të madh ndaj saj.
Pjesë nga biseda:
Alba: Ti me njëmijë e një puthje që ja jep të gjithave, më fut mua në një thes me të tjerët
Limi: Hajde të të jap dy mijë puthje
Alba: Pse do të mi japësh mua tani, dy milionë puthje
Limi: Pse mos ti jap, unë të kam qejf patjetër, nuk e mohoj
Alba: Unë nuk jam për marrëdhënie të hapura të kam thënë
Limi: Është vendimi yt, e respektoj sido që të jetë. Por uën të sugjeroj se je vajzë me eksperiencë, kështuqë gjërat e mira vijnë avash avash
Alba: Avash avash nuk do të thotë marrëdhënie e hapur se unë e njoh veten time