Të uroj me shpirt/ Andueli-Big Bastës: Çfarë shpirti ke ti kur përdor të tilla situatash
Në fermë, një nga dinamikat që vazhdon të tërheqë vëmendjen është ajo mes Anduelit dhe Big Bastës, dy fermerë që prej fillimit kanë pasur konflikte të herëpashershme dhe shkëmbime ironike mes tyre. Edhe dita e sotme nuk ka kaluar pa tension. Gjatë një diskutimi në fermë, Andueli i është drejtuar Big Bastës me kritika të forta, duke i thënë: “Ti viktimizohesh me familjen,” një koment që lidhet me një deklaratë të mëhershme të Big Bastës për martesën dhe jetën e tij jashtë fermës.
Andueli e ka thelluar më tej përplasjen duke thënë:
“Kjo gjë të shkon në shkatërrim jashtë!” Në mbrojtje të vetes, Big Basta ka qëndruar i qetë, duke u shprehur se e sheh këtë si një hap përpara dhe një reflektim personal. Por debati nuk është ndalur aty. Andueli ka shtuar:
“Loja të nxjerr pjesën e karakterit. Fytyra kushton më shumë se lekët.”
Je gati për “shah mat” ka vazhduar Big Basta dhe e duket sikur e ka përfunduar diskutimin me këtë fjali. Këto përplasje nuk janë të rralla mes tyre. Në shumë situata brenda fermës, ata kanë gjetur terren për të ironizuar njëri-tjetrin, shpeshherë përballë pjesës tjetër tëfermerëve. Tensioni mes tyre duket i thelluar dhe konfliktet, edhe pse shpesh të mbështjella me nënkuptime, mbajnë një ngarkesë të fortë emocionale dhe personale. Të mbetet për t’u parë nëse këto përplasje do të kulmojnë në një përballje më të hapur, apo nëse do të ketë një moment reflektimi dhe qetësimi mes dy fermerëve që duken larg pajtimit.