Elinara pastron dhe lan verandën
Ashtu si në ambientet e jashtme dhe në stallat e kafshëve, edhe brenda fermës dita ka nisur me ritëm e punë. Kryefermerja Big Mama, e cila është zgjedhur për të dytën javë rresht si kryfermere këtë javë nga publiku si më e preferuara, ka ndarë sërish detyrat për të gjithë banorët, duke u kujdesur që gjithsecili të ketë përgjegjësinë e tij.
Në ambientet e brendshme të shtëpisë së fermës, Elinara është caktuar të merret me pastrimin. Por ajo nuk është ndalur vetëm te puna përkundrazi, ka sjellë atmosferë pozitive dhe energji duke kënduar dhe kërcyer teksa pastronte. Me fshesë në dorë dhe ritëm, Elinara ka kthyer një detyrë të zakonshme në një moment argëtues. Zëri i saj dhe hapat ritmikë të kërcimit janë ndjerë në të gjithë hapësirën e brendshme të fermës.
Ky moment tregon qartë se fryma e bashkëpunimit dhe pozitivitetit po mbizotëron në shumë prej fermerëve , pavarësisht tensioneve apo dinamikave mes tyre. Big Mama, nga ana tjetër, duket se autoriteti i saj si kryefermere po jep rezultate konkrete në organizimin e punëve. Dita në fermë vazhdon me energji dhe punë, ku secili ka rolin e vet por kur ka muzikë, këngë dhe pak humor, edhe pastrimi bëhet më i lehtë dhe më i këndshëm për fermerët.