loading

E dimë se në cilin film të marrin ty/ Nur-Albës: Nëse do kishe dashuri reale nuk do ishe…

Tensione në verandë Alba, ka qenë në qendër të kunjave dhe pakënaqësive nga fermerët. Atmosfera në fermë nuk ka qenë e qetë këtë mëngjes, sidomos për Albën, e cila vazhdon të ndiejë lëndim dhe indinjatë pas situatës me Limin. Por duket se përplasjet për të nuk ndalen vetëm te kjo marrëdhënie gjithnjë e më shumë fermerë po shfaqin pakënaqësi ndaj saj, jo vetëm si lojtare, por edhe në sjellje. Gjatë kohës që fermerët po shijonin kafen e mëngjesit në verandë, nuk munguan kunjat dhe komentet e drejtpërdrejta ndaj Albës. Nur, ndër të parat që shprehu kritika, i përmendi asaj gjestin që kishte bërë një natë më parë ndaj Limin, duke i hedhur rrobat jashtë për një marrëdhënie që kishte zgjatur vetëm një muaj. Alba vazhdoi duke këmbëngulur se për një person që do bën gjithëçka. “Një njeri që e dua, jam gati t’ia laj edhe këmbët.” Kjo deklaratë nxiti reagime të tjera mes banorëve. Biseda u nxeh dhe kaloi në tone ironike, kur disa fermerë e akuzuan Albën se aktron”. Alba, me humor, u përgjigj:
“Varet sa oferta filmash do marr kur të dal nga këtu!”

Këtu, Nur i hodhi një tjetër kunjë duke i thënë:
“E di unë se çfarë filmi do të të thërrasin ty,”
Ndërkohë që Alba e pyet në çfarë filmash, Andueli shtoi me ironi:
“Filma erotik.” Pavarësisht se Nur tentoi ta zbuste tonin e bisedës, tensioni dhe nënqeshjet nuk munguan. Ky moment tregoi edhe një herë se Alba po has vështirësi në marrëdhëniet me pjesën tjetër të fermës, dhe pakënaqësitë ndaj saj po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Situatat e tilla duket se po krijojnë ndarje të vogla mes fermerëve, ndërsa dinamika mes tyre vazhdon të jetë e mbushur me emocione, lojëra mendore dhe përplasje karakteresh.