loading

Dolën nga Fakiri, çfarë do të ndodhë me Big Bastën, Nur dhe Andrean

Big Basta, Andrea dhe Nur me urdhër të Agait nuk do të qendrojnë më në shtëpinë e Fakirit, por për ta kishte dhe një surprizë të hidhur.

Tre fermerët që qendruan këtë javë në shtëpinë e Fakirit, do të shkojnë në televotim sëbashku me Albën, e cila u dënua në spektaklin e së hënës pas shkeljes së rregullave.

Fakirë nga sot nuk jeni më pjesë e shtëpisë së fakirit. Lajmi i dytë është se ju shkoni të tre në nominim bashkë me Albën, Big Basta, Andrea edhe Nur”, lexoi Luana vendimin e Agait.

Kujtojmë që mbrëmjen e sotme u përjashtua nga Ferma VIP, Kejsi, e cila theu rregullin e Agait duke braktisur shtëpinë e fakirti dhe u bashkua me fermerët e tjerë për të festuar.