“Keni pushuar për 1 Maj dhe sot jeni zjarr”, moderatorja Luana Vjollca hap sonte natën e 10-live të Ferma Vip 2
Moderatorja Luana Vjollca ka hapur natën e 10-të live të reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, Ferma Vip2.
Me fjalët e saj të veçanta për 1 majin, Luana tha meqë dje festuam ditën e punëtorëve sot jemi zjarr. Moderatoja bukuroshe tha gjithashtu se ne duam të na thonë punëtorë, por në të vërtetë përtojmë pak të punojmë.
“Ja ku u takuam edhe këtë të premte, një ndër ditët më të preferuara për të gjithë. Sigurisht të premten nis pushimi. Thënë kjo një ditë pasi festuam 1 majin, ditën e punëtorëve. Mesa duket, kjo është jeta, duam të na thonë punëtorë por sikur përtojmë pak të punojmë. Kam përshtypjen se mes shkallëve dhe ashensorit, zgjedhim ashensorin dhe në fund të ditës të gjithë e festuam 1 majin, shyqyr që erdhi 1 maji se nuk do të shkonim në punë dhe do të pushojmë. Keni pushuar mesa po shoh mjaftueshëm dhe sonte jeni zjarr”, tha moderatorja bukuroshe.
Më tej, ajo ka përshëndetur edhe dy opinionistët Kastro Zizo dhe Zhaku:
“Po fermerët si e pretendojnë fitoren për shkak të lojës që po bëjnë apo për emrin që kanë jashtë? Me këtë pyetje e nis me ata të dy që i kam pozicionuar sonte bashkë. Mirëmbrëma Zhaku dhe Kastro”, përshëndeti Luana-dy opinionistët.