“Duhet të vija në mes të natës ta bëja këtë”, Alba gjuan me gurë fakirët
Alba vijon të jetë aktive në lojën e saj dhe këtë herë ajo ka vendosur të shqetësojë fakirët. Teksa ka shkuar te fakirët, Alba ka marrë gurë dhe ka qëlluar drejt shtëpisë së Fakirit. Andrea dhe Nur kanë reaguar ashpër teksa menduan se gurët mund të depërtonin brenda në shtëpi.
Por, fermerja nuk është shqetësuar aspak dhe ka vijuar “punën” e saj. Ajo ka kritikuar fakirët për mosrespekt teksa i tha që duhet t’iu kishte gjuajtur me gurë natën se kështu e meritojnë.
Pjesë nga biseda:
Nur: Ik mos e fut fytyrën aty se po të del guri këtej
Andrea: E trashë
Alba: Juve që duhet t’iu vija në mes të natës tua bëja këtë, që nuk respektoni kur vjen një njeri t’iu bëjë muhabet normal. Edhe pastaj thoni pse silleni kështu, po kështu e meritoni, se meritoni ndryshe.
Nur: Më lujti