“Jam gati për t’u martuar”/ Limi-Albës: Hajde martohemi…
Big Mama, Ester dhe Alba po gatuanin ditën e sotme drekën për të gjithë fermerët. Dorë për dorë me njëra-tjetrën, Alba po gatuante, ndërsa Ester po lante enët. Përpos punëve, Alba e ka shoqëruar duke kënduar gatimin e saj, ku këshillat i merr nga Big Mama.
Por, si duket Alba është bërë një shtëpiake e denjë dhe është shprehur gati për tu martuar.
Ndërkohë, Big Mama dhe Ester kanë qeshur me këtë deklaratë të fermeres dhe i kanë thë Limit që Alba është gati. Por, ka qenë Limi ai që ka surprizuar në momentin që Alba i tha jam gati për tu martuar, ai i tha “hajde pra”, duke lënë të nënkuptohet që edhe ai është gati.
Pjesë nga biseda:
Alba: Moj, a e shihni që jam bërë gati për tu martuar? Gatim po, pastrim po, punë oborri po të gjitha po.
Ester: Limi e ke gati gocën
Big Mama: Gati e ke…
Ester: Jam gati pra thotë për tu martuar
Limi: Je gati Alba?
Alba: Po
Limi: Hajde pra
Alba: Hajde, ku është fustani bardhë edhe kostumi zi
Limi: Unë gjërat i kam marrë me vete, a i ke marrë ti?
Alba: E di shpirti, nuk dyshoj tek ti
Ester: Bravo, bravo e paska pasur të menduar.