Ka marrëdhënie interesi/ Frederiku-Erandit: Limi dhe Keisi kanë lidhje dashurie
Ashtu si tek shtëpia e fakirit, edhe në fermë dita e sotme ka vazhduar me konsumimin e drekës, ku përveç ushqimit, në tryezë nuk kanë munguar as diskutimet për lojën dhe marrëdhëniet mes fermerëve. Në qendër të bisedës këtë herë ka qenë fermerja Alba dhe raporti i saj me Limin, një temë që prej kohësh ka krijuar debat mes banorëve të tjerë. Erandi, Ester dhe Keisi kanë qenë më të zëshmit në këtë diskutim, duke ndarë mendimet e tyre mbi lojën që po zhvillon Alba dhe ndikimin që ajo ka në nominime.
Pjesë nga biseda:
Erandi: “Fiton ajo apo jo?”
Ester: “Kjo mund të jetë shumë e fortë, por Alba fiton se ka krijuar një romancë këtu mbrenda.”
Erandi: “Ajo nuk është romancë, njerëzit e kanë kuptuar çfarë është ajo është një minus i madh.”
Ester: “Ndoshta kështu shihet jashtë.”
Keisi: “Albës i ka rënë loja, çfarë po bëjnë? Po rrinë poshtë jorganit. Bëri një herë bujë dhe aq ishte.”
Frederiku: “Të gjithë e dinë që është fake, jo romancë.”
Këto komente tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e fermerëve kanë dyshime të thella për sinqeritetin e marrëdhënies mes Albës dhe Limit. Ndërkohë, Keisi dhe Erandi , e cila që në fillim është shfaqur si një nga kundërshtaret më të forta të Albës në lojë, ka qenë sërish e drejtpërdrejtë në komentet e saj. Pavarësisht se Ester mund të jetë fermerja që i ka ndenjur më afër Albës në fermë dhe ajo duket skeptike për lojën e Albës mbrenda në fermë. Fermerja u shpreh se për logjikë Keisi është më lartë se Alba por është romanca që e ngre Albën në lojë. Hipoteza u hodhën dhe nga fermerët Erandi dhe Frederiku ku sipas tyre Keisi dhe Limi mund të kenë ndonjë romancë të hapur nga jashtë e cila është e dukshme këtu në fermë. “Kanë marrëdhënie dashurie romantike ndoshta Keisin i ka lënë te luajnë” u shpreh Frederiku ku u pasua nga Erandi duke thënë kanë konflikte interesi ndoshta.