Dreka te fakiri, Nur dhe Andrea hanë drekën së bashku
Jeta në shtëpinë e fakirit vijon me thjeshtësi, por me shumë bashkëpunim. Edhe pse kushtet nuk janë të njëjta me pjesën tjetër të fermës, Andrea dhe Nur po ashtu dhe edhe Big Basta po tregojnë çdo ditë se mund të përballen me çdo sfidë me qetësi, organizim dhe mbështetje të ndërsjellë. Sot, Andrea ka marrë përsipër të kujdeset për drekën e ditës. Ai ka zgjedhur të gatuajë jashtë, duke ndezur zjarrin në oborrin e shtëpisë së fakirit dhe duke përgatitur një vakt për vete dhe për Nurin. I përkushtuar, ai ka përgatitur ushqimin me kujdes, duke sjellë në tavolinë shije.
Pasi gjithçka ishte gati, Andrea ka ftuar Nurin për të konsumuar drekën së bashku. Të ulur në ambientin e thjeshtë, të shtëpisë së fakirit, të dy fermerët kanë ndarë jo vetëm ushqimin, por edhe biseda dhe batuta për banorët e tjerë të fermës. Diskutimet kanë qenë të lira dhe spontane, duke treguar lidhjen që po forcohet mes tyre. Gjatë drekës, Nur nuk ka nguruar ta komplimentojë Andrean për ushqimin, duke theksuar që ai kishte gatuar shumë mirë dhe se i kishte pëlqyer. Një vlerësim i thjeshtë që i ka dhënë akoma më shumë kuptim përpjekjes së Andreas për të sjellë diçka pozitive në ditën e tyre.