Big Mama dhe Alba gatuajnë së bashku
Në fermë dita ka marrë jetë në kuzhinë, aty ku ritmi i punës dhe bashkëpunimi ka qenë marr jetë. Sapo ka nisur mëngjesi, kryfermerja Big Mama ka marrë situatën në dorë duke i kërkuar Albës të përgatisë ushqim për të gjithë fermerët. Alba, me përkushtim dhe pa hezitim, është futur menjëherë në kuzhinë dhe ka nisur përgatitjet. Ndërsa pjesa tjetër e fermerëve ka qenë e angazhuar me detyra të ndryshme Roni dhe Elinara janë kujdesur për pastrimin e ambienteve të brendshme të fermës . Big Mama, e cila ka marrë rolin kryfermeres me shumë përgjegjësi, ka vendosur të gatuajë një nga recetat më të dashura të traditës shqiptare: speca me gjizë. Ajo është përfshirë direkt në përgatitjen e gatimit, duke u kujdesur për detajet dhe duke sjellë aromën tradicionale në fermë.
Alba, nga ana tjetër, është kujdesur për bukën dhe përgatitjen e mëngjesit të fermerëve , duke ndihmuar që gjithçka të shkojë mbarë. Me kalimin e kohës, kuzhinës i janë bashkuar edhe Limi dhe Roni, të cilët kanë ndihmuar me pastrimin dhe organizimin e hapësirës, duke e mbajtur gjithçka të pastër. Duket sikur fermerët po bashkëveprojnë mes njëri-tjetrit duke e bërë kështu jetesën në fermë më të lehët dhe ndërvepruese.