Më thuaj me kë rri, të të them se kush je…/ Nur-Andreas: Je bërë shumë i bukur
Punët në fermë vijojnë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim nga të gjithë fermerët. Këtë mëngjes,punët kanë nisur në stallë, ku përveç fakirëve, janë bashkuar edhe Limi dhe Andueli, duke dhënë një dorë ndihme në punët e përditshme që kërkojnë kujdes dhe bashkëpunim. Në fermë nuk kanë munguar as momentet qesharake të krijuara nga fermer Ernadi ku si gjithmonë fermeri ka treguar anën e tij argëtuese dhe qesharake duke e bërë kështu punët i përditëshme janë bërë më të lehta me një frymë pozitive të tij. Sigurisht që fermer Erandi i ndalohet të flas me fakirët si një nga rregullat bazë të shtëpisë të fakirit, megjithatë fermerët duket sikur kanë gjetur zgjidhjen për të komunikuar mes kodeve.
Andrea është përqendruar në pastrimin e stallës së lopëve, duke treguar përkushtim në kryerjen e detyrës. Nga ana tjetër,Big Basta ka vijuar si çdo ditë me pastrimin e stallës së dhive një detyrë që ai e kryen me kujdes dhe përkushtim. Bashkëpunimi mes fermerëve ka sjellë një atmosferë pozitive dhe funksionale në fermë. Momentet në fermë kanë qënë bashkëpunese edhe pse fermerët me fakirët nuk komunikojnë dot.
Në këtë mëngjes nuk kanë munguar as momentet argëtuese. Fermeri Ernadi ka krijuar një skenë qesharake teksa ka vrapuar nëpër stallë duke ndjekur lepujt, çka ka shkaktuar të qeshura mes fermerëve dhe ka sjellë momente qesharake në fermë. Ndërkohë, Andrea ka vazhduar me një nga rutinat e tij të preferuara kujdesin për serat. Ai është kujdesur për bimët me të njëjtin përkushtim që prej ditës së parë. Pasi punët në stalla përfunduan, Andueli është kujdesur për lopët duke u shtruar barë të freskët, duke siguruar mirëqenien e tyre. Pas përfundimit të detyrave, fakirët janë rikthyer në shtëpinë e tyre, ku kanë vijuar me angazhimet e përditshme në shtëpinë e fakirit si duke përgatitur drekën dhe duke përgatitur kafen për veten.