loading

“Ku po ikën moj, ulu këtu”/ Keisi largohet nga Fakiri, Andrea tenton ta ndalojë

Pas debateve me Big Bastën, Keisi si duket nuk ka mundur të vazhdojë qëndrimin e saj te Fakiri. Ka qenë Andrea ai i cili ka tentuar ta ndalojë duke i thënë që të mos largohet dhe të qëndrojë, por mesa duket fermerja ishte shumë e vendosur. Pasi mblodhi rrobat dhe iku nga Fakiri, Keisi shkoi të përqafojë fermerët e tjerë.

“Ku po shkon moj, ulu moj këtu. Mos le nam moj, uaaa. Iku Aga. Keisi. Sa e trashë bie pre e kësaj gjëje, po rri moj rezisto. O Keisi po hajde moj këtu”, tha Andrea.

Më tej, fakirët kanë diskutuar në lidhje me largimin e Keisit dhe dënimin e saj.

Pas kësaj, Andueli ka tentuar të provokojë Andrean duke i thënë nëse do të vijë dhe ai, por fermeri nuk i ka kthyer përgjigje.

Sipas tyre, Keisi e la fakirin pasi do të dalë në nominim kokë më kokë me Albën.

Andueli gjithashtu ka tentuar të provokojë edhe Nur për të dalë nga Fakiri, teksa i tha se ështq bërë e shëmtuar duke ndenjur me Big Bastën.