U surprizua nga Agai, Elinara lumturohet kur shkon me Ronin në piknik
Elinara dhe Roni ishin dy fermerët të cilët morën surprizën nga Agai për të zhvilluar një piknik së bashku.
Teksa po bëheshin gati, duket se Big Mama është bërë “xheloze” për Ronin. Fermerja i tha atij që mund të refuzojë të shkojë te pikniku i organizuar nga Agai, ndërsa fermeri i tha që ajo nuk është e lumtur nëse ai është i lumtur.
Pjesë nga biseda:
Big Mama: Ti mund të thuash unë nuk vij (iu drejtuar Ronit)
Roni: Spo ke qejf që të kënaqem unë?
Big Mama: Unë nuk kënaqem kur nuk kënaqesh ti, ti mundesh me u kënaq kur nuk kënaqem unë. Unë shkova te Njishi të zgjodha ty, por mund të të mos zgjidhja
Roni: A mund të ndërrohem. Flej me Elinarën tani
Big Mama: A e sheh, me Elinarën në krevat.
Pas kësaj, Elinara dhe Roni kanë dalë jashtë rrethimit të Fermës për të shkuar te pikniku që kishte organizuar Agai. Fermerja është emocionuar shumë kur ka parë detajet e piknikut, ku mes tyre ishte dhe një telajo për të pikturuar. Ajo tha se e kanë bërë për ditëlindjen e mamit të saj, teksa emocionet shiheshin shumë mirë në sytë e saj.