Momente romantike mes Limit dhe Albës në krevat, i ngacmon Ylli: E mbyte vajzën…
Alba dhe Limi kanë kaluar momente romantike pranë njëri-tjetrit në dhomën e gjumit. Ata i kanë dhuruar puthje dhe përqafime njëri-tjetrit ndërkohë që në dhomën e gjumit kishte dhe fermerë të tjerë.
Teksa Alba nisi të fliste, Limi i tha që duhet ta ulë zërin për shkak se të tjerët po flenë gjumë, ndërkohë, fermerja nuk ra dakord dhe Limi ia mbylli gojën me puthje.
Ylli ishte i vetmi fermer që nuk po flinte teksa me shaka i tha që po e mbyste Albën me puthje.
“E mbyte morë vajzën”, i tha Ylli-Limit.
Alba dhe Limi filluan të qeshnin pas kësaj fraze dhe vijuan me punën e tyre që lanë përgjysëm.