“Hidh ujë se u ftoha”, mes batutash Nur lan Andrean në oborrin e fakirit
Momente të bukura kanë përjetuar Andrea dhe Nur te shtëpia e Fakirit. Fermeri kishte marrë ujë për tu larë në ambientet e jashtme të Fakirit pasi duhet të vuajnë dënimin e tyre dhe mund të lahen vetëm me tas.
Por, pranë Andreas është afruar Nur teksa i tha a do të të laj unë. Fermeri dhe Nur kaluan momente qesharake mes njëri-tjetrit ku fermerja i hidhte tas me ujë dhe i fërkonte kokën me shampo.
Për t’i ngacmuar, në sfond Agai ka vënë një muzikë popullore dhe fermerët shpërthyen në të qeshura.
“Hidh ujë, hidh moj ujë se u ftoha”, i tha Andrea -Nurit.
Më pas, të dy ata kanë filluar të kërcejnë nën ritmet e muzikës “Laje laje por si rosa…”.