loading

“A mendon t’i japësh fund lidhjes?”/ Andueli-Limit për Albën: Ke dyshime?

Andueli, Limi dhe Ester po kalonin kohë së bashku në verandë nën rrezet e diellit. Andueli e pyeti Limin për lidhjen me Albën dhe nëse ai mendon t’i japë fund marrëdhënies.

Limi tha që ndonjëherë e mendon pasi sipas tij një lidhje duhet të jetë gjithmonë aktive dhe të mos përfundosh deri aty sa të pendohesh.

Pjesë nga biseda:

Andueli: A mendon t’i japësh fund lidhjes

Limi: Ndonjëherë po, ndonjëherë jo

Andueli: Ke dyshime dmth, kam përshtypjen se fillon e bëhet e mërzitshme diçka.

Limi: Unë po nuk u karikova çdo ditë, me më pëlqy çdo ditë e më shumë që të arrij në një përfundim me mu prishesh. Në momentin që kam një lidhje dhe çdo ditë shtohet jo të ulet e të fillosh të pendohesh se çfarë bëra.

Andueli: Ka ra pak më duket, jo se i ke rënë pishman por okej kaq është.

Më tej, Andueli ngacmoi Esterin teksa i tha shko tregoi Albën se çfarë po flasim për të ndërsa fermerja po largohej.

Limi më pas i ka hapur zemrën Anduelit teksa i ka folur për mallin që kishte për mamanë e tij. Ai i tha gjithashtu fermerit që ka humbur dy dajat e tij në vitet 2000.

Ju Rekomandojmë