loading

Nur gatuan fasule në kushtet e fakirit, Andrea dhe Big Basta: Provoji pak për kripë

Pas incidentit që u ndodhi me fasulet, fakirët kanë vendosur të mos heqin dorë dhe ti gatuajnë përsëri. Këtë herë është Nur ajo që po i gatuan dhe po i rri mbi kokë që të mos digjen si herën e parë, ndërkohë që Andrea dhe Big Basta i qëndrojnë pranë dhe i japin ‘këshilla’. Edhe pse në kushte jo të mira, me një zjarr që kanë ndezur jashtë, duket se kësaj here ata do ja dalin më së mirë të bëjnë darkën për sonte.

“Fasule më të mira”, tha me shaka Nur.

Më pas, fakirët kanë nisur të bëjnë muhabet me njëri-tjetrin ndërsa po rrinë ulur jashtë shtëpisë së Fakirit.

Më pas, Andrea ka shprehur dëshirën sikur aty te Fakiri të ishte Andueli, Frederiku ose Erandi pasi këta të tre këndojnë dhe luajnë me kitarë.