loading

“Më të mirët”, Big Basta konsultë për mbjelljen e flokëve: Vesa më do më shumë tani

Klinika Advanced ka ‘zbarkuar’ ditën e sotme në Ferma Vip. Ka qenë Big Basta, fermeri i parë i cili ka zhvilluar një konsultë për mbjelljen e flokëve.

“Jeni më të mirët”, ishin fjalët e para të Big Bastës për mjekun. Ndërsa ky i fundit i tha me shaka se kanë ardhur ta marrin që të shkojnë të bëjnë seancën e dytë të mbjelljes së flokëve. Fermeri u shpreh që i duhen dy seanca për flokët. Më tej, ai tha se në momentin që ka bërë mbjelljen e flokëve edhe Vesa e do më shumë, madje ai shtoi se i bir nuk e mban mend fare pa flokë.

“Do të diskutojmë pak për flokët se ka ardhur momenti që të ëbsh nëj seancë të dytë. Kam ardhur bashkë me Drinin të të marrim me makinë dhe do ikim direkt të mbjellësh flokët. Më shumë për të të sqaruar se ka filluar Kastro dhe thotë që unë i kam shumë mirë dhe duhet të shpjegojmë pak kur nevojiten dy seanca”, tha mjeku.

Basta: Mua më nevojiten realisht dy seanca.

Mjeku: Gjithmonë, kur harrojnë sesi kanë qenë përpara dhe duhet të sqarojmë se pse Kastro i ka shumë mirë me një seancë dhe kur është e nevojshme të bëhen dy seanca. Në fillim ishte e vështirë t’iu shpjegoje njerëzve se pse duhet të bësh dy seanca.

Basta: Mund të kem patur dhjetëra shokë ose njerëz që më kanë pyetur dhe kanë ardhur për konsultë te ju, sinqertiteti që i keni thënë që ka raste që nuk realizohet si procedurë, bravo ju qoftë…