loading

“Injorante”, agravon debati mes Limit dhe Albës: Nuk më blen dot mua me një natë që fjetëm bashkë

Limi dhe Alba kanë patur debate të forta që nga mbrëmja e djeshme të cilat kanë vijuar edhe sot. Çifti janë përplasur për shkak se Limi i ka thënë Albës të mësojë nga Esteri sesi të gatuajë.

Ndërkohë, debati ka agravuar edhe më tej, kur Limi i tha Albës që nuk ke kapacitet të më japësh mend mua, ndërsa unë ty po. Më tej, ai shtoi se ai nuk është ushtari i saj dhe nuk mund ta blejë me një natë që kanë kaluar bashkë.

Pjesë nga debati

Limi: Nuk ke atë lloj kapaciteti të më japësh mua mend, ndërsa unë ty po

Alba: E kam për kënaqësi të marr mend nga ty

Limi: Nuk ke marrë asnjë lloj me mendje

Alba: Deri dje mua smë ka penguar të mësoj nga të tjerët

Limi: Ti bën muhabet shumë poshtë, unë të kam vlerësuar se je punëtore

Alba: Pse sillesh sikur unë s’dua të mësoj nga të tjerët, sikur unë jam mendjemadhe

Limi: E ke gabim, unë të thashë hajde mëso si të bësh bukë. Ti do më ndalosh mua të flas

Alba: Për mua keq para të tjerëve?

Limi: Mos më bëj mua kështu, kalama i keq. Ik se nuk dua të të flas fare

Alba: Ti gjithmonë i ke lënë të tjerët të flasin keq për mua

Limi: Nuk jam ushtari yt unë, as smë blen mua me një natë që flen me mua.

Debati i tyre ka vijuar me tone të ashpra, ndërsa mes tyre ka patur edhe ofendime. Limi i tha që mbase tani ka ardhur fundi për të dy.

Ju Rekomandojmë