“Po ulërisje me gishta në vesh”, Ester-Albës: S’më duhet asgjë se çfarë ke ti me Limin
Pas debatit me Limin, Alba është ‘përplasur’ edhe me Esterin.
Dy fermerët kanë debatuar dhe duket se “molla e sherrit” ishte Limi, i cili i ka thënë Albës që të mësojë të gatuajë nga Esteri. Fermerja është ndjerë e ofenduar dhe e ka refuzuar ndihmën e Esterit. Kjo e fundit i tha se ajo ulëret pa e kuptuar se sa zhurmë po bën, ndërsa Alba i tha që të mos ndërhyjë më mes saj dhe Limit.
Pjesë nga biseda:
Ester: Çfarë më duhet mua çfarë ke ti me Limin, nuk kam ndërhyrë ndonjëherë
Alba: Nuk e pres nga ty të më shash para Limit
Ester: Unë budallaqe të them mgjes, drekë, darkë ska asgjë, siç ma ke thënë ti mua
Alba: Nuk të kam thënë ndonjëherë budallaçkë. Në situatën që isha unë me Limin, nuk ishte moment për të bërë shaka.
Ester: Nuk e di fare unë çfarë muhabeti është. Ti vjen aty dhe ulëret me të madhe, ndërkohë ajo që po bëja bukën isha unë.
Alba: Nuk po ulërisja
Ester: Po ulërisje me gishta në vesh. E di çfarë do të thotë, që të vësh gishtat në vesh dhe të bërtasësh e të mos dëgjosh.
Alba: Nuk keni pse ti merrni ju personale
Ester: Mos më fut mua në thes me të tjerët, po flet vetëm me mua
…
Ester: Nëse je ofenduar, të kërkoj falje. Çfarë më duhet mua a jë zënë ti me Limin se nuk do t’iu mbaj pishtarin
Alba: Pse u përfshive
Ester: Më përfshiu Limi dhe të tha ty hajde dhe mëso bukën
Alba: Kur unë keqkuptohem me Limin nuk dua të ndërhyjë asnjëri
Ester: A e di se çfarë do të thotë ndërhyrje se po më acaron.