loading

Tension i lehtë mes Ronit dhe Keisit në fermë, por gjithçka përfundon me një buzëqeshje dhe një puthje miqësore

Pas përplasjes mes Albës dhe Nur në ambientet e brendshme të fermës, duket se tensionet nuk janë shuar plotësisht. Këtë herë, në qendër të vëmendjes ishin Roni dhe Keisi, të cilët patën një keqkuptim të lehtë gjatë komunikimit për punët ditore. Një koment i bërë nga Roni – “Ec!” – duket se nuk u prit mirë nga Keisi, e cila reagoi menjëherë duke thënë: “Nuk më thua dot mua ‘ec’.” Reagimi i saj solli një sqarim të menjëhershëm nga ana e Ronit, i cili theksoi se nuk kishte asnjë qëllim ofendues dhe se gjithçka ishte thënë në mënyrë spontane. “Qesh, se je më e bukur kur qesh,” shtoi ai, duke tentuar të lehtësojë situatën. Fatmirësisht, marrëdhënia e mirë mes tyre bëri që tensioni të shuhet shpejt. Në një shenjë miqësie dhe përmirësimi të menjëhershëm të situatës, Keisi i dhuroi një puthje në faqe Ronit, duke treguar se gjithçka është në rregull mes tyre. Ndërkohë, puna në fermë vijon me ritëm nën udhëheqjen e kryefermeres Big Mama, e cila po mban në kontroll organizimin dhe shpërndarjen e detyrave mes fermerëve.