loading

“Po e tepron më shumë seç duhet”/Nur-Albës: A je ti apo Big Mama kryfermere

Nën drejtimin e kryefermeres së javës, Big Mama, puna në fermë vijon me intensitet si në stalla ashtu edhe në ambientet e brendshme. Ndërsa në stalla mbizotëron një atmosferë e qetë dhe bashkëpunuese, ku djemtë po ndjekin rutinat e përkujdesjes ndaj kafshëve, në pjesën e brendshme të fermës duket se nuk mungojnë tensionet. Në veçanti, një debat mes fermereve Alba dhe Nur ka thyer ritmin e zakonshëm të punës. Teksa Alba ishte duke fshirë dhe Nur po pastronte enët, një keqkuptim mes tyre ka ndezur tonet.Situata është ndezur në momentin kur Alba ka tentuar të sqarojë mënyrën e organizimit të punëve, por kjo është pritur me pakënaqësi nga Nur, e cila ka reaguar duke thënë: “Se ti nuk je kryefermere, por është Big Mama.” Alba është përpjekur të qetësojë situatën duke sqaruar se çdo koment ishte bërë për mirëvajtjen e punëve dhe se secili duhet të përmbushë detyrat e veta pa e marrë situatën me nervozizëm. Kjo përplasje e vogël ka shtuar dinamika në fermë dhe pritet të shihet nëse do të ndikojë në atmosferën e përgjithshme mes vajzave, apo nëse do të kalojë si një keqkuptim i momentit nën presionin e punëve të përditshme.