Erandi-Anduelit: Ti nuk je për stallë je për Akademin e Arteve
Përveç punëve të ndara nga kryefermerja Big Mama dhe angazhimit të përditshëm në fermë, atmosfera është gjallëruar edhe nga humori karakteristik i fermerit Erandi. I njohur për natyrën e tij ngacmuese dhe batutat spontane, Erandi nuk ka ndalur së krijuari momente të qeshura mes banorëve. Pas ngacmimeve ndaj Big Mamës në mëngjesin e hershëm, këtë herë radhën e ka pasur Andueli. Teksa po kalonte i veshur me uniformë pune për të shkuar në stalla, Erandi e komentoi me një batutë që shkaktoi të qeshura: “Ti nuk je për stalla, je për Akademinë e Arteve.” Një koment i papritur që edhe vetë Andueli e priti me sportivitet, duke e marrë në kuadrin e humorit të përditshëm që karakterizon jetën në fermë. Por batutat e Erandit nuk përfunduan këtu. Kur fermerja Elinara doli jashtë për të shijuar një ditë të bukur me diell, u bë menjëherë objekt i një tjetër ngacmimi të lehtë. Duke kërkuar diellin, Erandi iu drejtua me ironi miqësore: “Nuk e shikon gjithë këtë diell këtu?”, duke treguar veten. Më pas shtoi me humor: “Të prita dhe nuk erdhe mbrëmë te krevati.” Këto ndërveprime janë marrë me të qeshura nga gjithë fermerët, të cilët e njohin natyrën spontane dhe lozonjare të Erandit. Humori i tij po rezulton një element i rëndësishëm në mbajtjen gjallë të atmosferës pozitive në fermë, përtej lodhjes së përditshme që sjell puna dhe përkujdesja ndaj kafshëve.