loading

“E kisha jetë, e kisha shok”, Big Mama vijon inatin me Limin: Ishte njeriu i parë…

Big Mama duket se vijon të mbajë inat me Limin që nga spektakli i kaluar.

Ajo tha se shoqëria me Limin është distancuar, teksa shtoi se ajo e ka patur shumë xhan dhe shok.  Big Mama tha se është gabimi i saj që krijon lidhje emocionale dhe nuk e vë lojën në rradhë të parë.

“Shoqëria ime është e distancuar, çfarë kam patur ja kam thënë. E dinë të gjithë. Një njeri që mbën shoqëri në thonjëza s’ka kuptim tjetër. Ai më ka pasur mua shoqëri në thonjëza, unë e kam patur xhan, e kisha jetë, e kisha shok. Ka qenë njeriu i parë që atë lidhjen e shoqërisë edhe kështu të ngushtë edhe pse nuk e njihja nga jashtë. Ndoshta ka qenë gabimi im që sa hyra në Fermë direkt marrëdhëniet e mia i shoh emocionalisht, i shoh si njeri dhe nuk e vë lojën në rradhë të parë”, tha Big Mama.

Ndërkohë, edhe Limi ka folur pak për marrëdhënie me Big Mamën.

“Gjatë gjithë jetës moton time e kam patur zero urrejtje dhe vetëm dashuri për çdo njeri këtu, jashtë dhe anë e mbanë botës”, tha ndër të tjera Limi.