loading

Fermerët flasin për nominimet, tensioni rritet në fermë

Tension në rritje në fermë,fermerët përballen me nominimet, ndahen në grupe dhe përgatiten për largime.Atmosfera në fermë është bërë gjithnjë e më e nxehtë ndërsa nominimet afrohen dhe lojtarët ndihen gjithnjë e më të rrezikuar. Pas një dreke të përbashkët, fermerët janë mbledhur në biseda të gjata, ku tensioni dhe strategjitë kanë dalë hapur në pah. Frederiku ka qenë i pari që ka hapur bisedën, duke shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në fermë deri në finale. Ai i është drejtuar Andreas me fjalët se “ti do ikësh”, duke lënë të kuptohet se tashmë ka nisur edhe luftae nominimeve. Megjithatë, Andera ka reaguar menjëherë, duke u shprehur me bindje se “nuk iki unë sot”, dhe ka shtuar se Frederiku e ka të kotë. Ndërkohë, diskutimet kanë marrë tjetër drejtim kur fermerët kanë nisur të gjykojnë lojën e njëri-tjetrit. Aleancat po bëhen gjithnjë e më të qarta, me secilin që shpreh hapur kë preferon të qëndrojë dhe kush, sipas tyre, duhet të largohet. Fermeri Limi ka dhënë një koment domethënës, duke thënë: “Rëndësi ka të flasësh pak dhe saktë”, një qëndrim që është mbështetur edhe nga Roni, duke treguar se një pjesë e fermerëve po zgjedhin të jenë më të rezervuar dhe strategjikë në këtë fazë të lojës. Ndërkohë që valixhet kanë nisur të përgatiten nga disa prej konkurrentëve, duket qartë se gara ka hyrë në një fazë vendimtare. Grupet janë formuar dhe lojërat janë më aktive se kurrë. Publiku tashmë pret me kureshtje se kush do të jetë fermeri që do të largohet.  

Ju Rekomandojmë