loading

Me kërcim dhe batuta, fermerët nisin punët në fermë

Punët e mëngjesit kanë nisur edhe në stalla, ku Ylli, Roni, Andueli dhe Frederiku janë angazhuar me detyrat e tyre, nën udhëheqjen e kryefermerit të javës, Limi. Edhe sot, Limi ka vendosur që djemtë të përqendrohen në punët në stalla dhe sera, ndërsa vajzat të kujdesen për mirëmbajtjen e ambienteve të brendshme të fermës. Ky sistem duket se po funksionon mjaft mirë fermerët e kanë nisur ditën me sportivitet dhe energji pozitive, të gatshëm për të përmbushur çdo detyrë. Mes këngëve, buzëqeshjeve dhe një fryme të fortë bashkëpunimi, puna në fermë nuk është thjesht detyrë, por edhe kënaqësi. Duket sikur më në fund bashkëpunimi në fermë po forcohet dhe po bëhet pikë kyqe, mes batutash dhe këngëve.