Limi dhe Big Basta kullojnë qumështin, Alba pastron kuzhinën
Pas zgjimit, dita në fermë ka nisur plot energji. Fermerët, të ndarë në grupe nga kryefermer Limi, iu rikthyen menjëherë punëve të përditshme. Limi bashkë me Big Bastën nisën ditën duke kulluar qumështin e freskët të mjelë nga lopët. Ndërkohë që organizonte detyrat për të gjithë të tjerët, Limi sigurohej që secili të ishte në vendin e vet. Fermerja Alba, nga ana tjetër, mori përsipër kujdesin për kuzhinën dhe nisi pastrimin e ambienteve të brendshme të fermës, për ta përgatitur për ditën që sapo kishte nisur. Ndërsa Agai ka menduar për fermerët duker vendosur muzikë për ta që dita të nisi me pozitivitet dhe energji. Kështu fermerët vazhdojnë punët nën tingujt e muzikës me plotë energji dhe me bashkëpunim mes njëri-tjetrit. Duket sikur bashkpunimi mes fermerve ka nisur me në kryefermer Limin.