loading

Keisi flet për Limin: E kam takuar para se të futem në Fermë

Keisi ka folur në lidhje me ardhjen e saj në Fermë dhe faktin që ka takuar Limin para se të bëhej pjesë e spektaklit. Teksa po qëndronte në oborr me Frederiku, Andrean dhe Anduelin Keisi rrëfeu telefonatën me Limin. Ajo tha se ai e kishte telefonuar dhe e kishte pyetur nëse ishte i vërtetë lajmi që do futej në Fermë dhe Keisi e kishte konfimuar. Më tej ajo tha që fermeri i ka shprehur mbështetje për qëndrimin që do kenë në spektakël. “Më mori në telefon dhe më tha kam degjuar disa fjalë që do futesh te Ferma. Po I thashë është e vërtëtë, ku e dëgjove. Ma tha një shoqe, po shoqja ku e ka dëgjuar e pyeta. Nuk ma tregoi tha, e ka dëgjuar në një vend. Kur po flisja me Limin isha me dy shoqe dhe ju tregova që do futet Limi te Ferma. Më ka thënë që më ke mua për çdo gjë brenda”, tha ndër të tjera Keisi.