loading

Ylli tregon histori për familjen e tij: Ja pse i kërkoj falje mamit

Ylli ditën e sotme ka folur në lidhje me historinë e tij familjarë si dhe ndarjen e e prindërve të tij. Teksa po rrinte në oborr me Esterin, Albën dhe Big Bastën, Ylli gjithashtu dha një detaj të dhimbshëm nga jeta e tij. Ai tha që e ëma ka humbur dy binjakë akoma pa lindur dhe për këtë situatë ai fajëson veten e tij. “I kisha kërkuar falje mamit, sepse unë që erdha në jetë ajo ka humbur dy fëmijë binjakë. Sot duhet të ishin 14-vjeç. Po të mos kisha qenë unë ato do ishin gjallë”, tha Ylli. Ndërkohë, Ester dhe Alba e kanë bështetur duke i thënë që mamaja e tij është shumë krenare për djalin që ka dhe ai ka qenë fati i tyre dhe nuk ka pse të ndihet fajtor aspak. Ylli dha detaje të mëtejshme në lidhje me abortin e të ëmës dhe ka folur në lidhje me vëllain e tij nga babai. Ai foli gjithashtu edhe për hyrjen e tij në Fermë.