loading

“Sinqeriteti në lojë…”, Erandi dhe Elinara flasin për fermerët dhe gjykimin e publikut jashtë

Ditën e sotme Elinara, Big Basta, Ylli dhe Erandi kanë folur në lidhje me fermerët dhe lojën e tyre. Elinara dhe Big Basta shprehen se në Fermë me lojën e tyre janë të vërtetë dhe realitetin do e thonë në sy. Më tej, ata kanë diskutuar se si mund t’i shohë publiku nga jashtë. Erandi tha se personat që të njohin nga jashtë janë shoqëria dhe njerëzit e tu dhe nuk mund të të gjykojnë njësoj si një person që s’të njeh fare. Pjesë nga biseda: Big Basta: Nuk kam ardhur për të pasur doreza. Ua them copë në fytyrë Elinara: Çfarë kam do e them. Nëse s’më pëlqen mendimi i Erandit do ja them në sy. Erandi: Sinqeriteti në këtë lojë është lojë Elinara: Më njohin jashtë dhe kur shohin se je njësoj… Erandi: Ai jashtë që të njeh është miku jot Ylli: E ke gabim, jashtë kemi dhe njerëz që na pëlqejnë dhe që na ndjekin. Elinara: Mendimin tim dua ta them dhe nuk e ndryshoj dot për ty apo për dikë tjetër