Erandi-Anduelit: Me cilin grup është Limi?/ Fermerët drekojnë së bashku
Mesa duket, harmonia në Fermë po fillon të lëkundet, pasi gjatë drekës së sotme janë vërejtur shenjat e para të ndarjes në grupe. Fermerët janë ulur për të drekuar së bashku, por në vend të qetësisë, tryeza është shoqëruar me kunja, batuta dhe një ndjesi të qartë se po krijohen aleanca të reja. Andueli, një nga zërat më aktivë të ditës, ka komentuar hapur për formimin e grupeve brenda Fermës, madje ka bërë edhe “thirrje” të hapura për t’i bashkuar njerëz grupit të tij. Kjo lëvizje nuk ka kaluar pa reagime Erandi, me stilin e tij thumbues, e pyeti hapur se në cilin grup i përket Limi. Përgjigjja e Limi ishte e prerë dhe e drejtpërdrejtë: “Kam ardhur vetëm, do dal vetëm.” Një koment që la të kuptohej se ai nuk dëshiron të përfshihet në ndarje apo intriga. Me një buzëqeshje ironike, Andueli shtoi: “Me zemër është me ne.” Ndërkohë, as Alba dhe grupi i saj nuk i kanë shpëtuar ngacmimeve. Batutat në drejtim të saj ishin të shumta, ku disa prej fermerëve e etiketuan grupin e saj si “grupi i intrigave”, duke i dhënë kështu një emër jo fort miqësor. Po shkojmë drejt një ndarje të hapur mes fermerëve në grupe? A janë këto fillimet e aleancave që do ndikojnë në rrjedhën e lojës?