Historia mes Limit dhe Albës/ Erandi: E vetmja dashuri që i bashkon këta të dy janë 100 mijë euro
Historia e Albës dhe Limit ishte në qendër të vëmendjes të spektaklit të sotëm në Ferma Vip 2 në Vizion Plus. Ndërsa Alba dhe Limi konfirmuan se ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin nuk ishin të të njëjtit mendim fermerët e tjerë. Për Erand Sojlin e gjitha kjo është një lojë dhe e vetmja gjë që i abshkon Albën dhe Limin janë 100 mijë euro. Pjesë nga diskutimi: Erandi: Unë mendoj se e vetmja dashuri që i bashkon këta njerëz janë 100 mijë euro. Nëse është e vërtetë le t’i lëmë të bëjnë ç’të duan dhe të mos diksutojmë më për gjëra personale. Luana: Ju çfarë na servirni me atë merremi ne. Erandi: Jo, ne ndajmë ambient të përbashkët. Luana: Keni mjafueshëm punë për të bërë. Erandi: Për këtë shkak ngordhën peshqit, punët janë pa bërë. Lopët çmenden kur ju afrohemi, gomari çmendet. Sepse kryefermerja e cila nuk mban përgjegësi është krye e përkëdhelura.