loading

“Është e gjitha false”, Keisi dhe Big Mama të zhgënjyer nga Limi: Më kanë thënë që je mashtrues, por i kam dalë kundër

Limi dhe Alba kanë nisur një histori brenda Ferma Vip 2, por për fermerët e tjerë e gjitha kjo është “Fake”. Big Mama dhe Kejsi janë treguar më të ashpra, duke theksuar se Limi nuk është i vërtetë në këtë “histori” pasi ndryshe thotë kur nuk është Alba dhe ndryshe vepron. Ndërkohë të njëjtin me ndim me Big Mamën dhe Keisin kanë patur dhe disa nga fermerët e tjerë. Pjesë nga biseda: Big Mama: Gjithçka më duket fake. Limi te unë më duket krejt ndryshe, tani më del krejt ndryshe. Po s’ka faj qënka fiks si Alba, ka frikë si duket jashtë. Të gjithë banorët më kanë thënë këtu, Limi është mashtrues, por unë ju kam dalë kundër. Limi: Çfarë kam mashtruar? Big Mama: A më thoshe që Alba më çon nervat. Limi: Po tani e dua, çfarë do të thotë kjo? Big Mama: Nuk je stabil. E mbajtsh me shëndet Albën. Keisi: Jam shumë e indinjuar nga e gjithë kjo situatë. Që një njeriu të tillë i kam thënë vëlla dhe e kam mbrojtur këtë. Më vjen keq që e kam afër. Limi: Ndërrohu me Albën. Keisi: Ke thënë prisni dhe dy ditë se do ja nxjerr fytyrën. Limi: Jo, nuk e kam thënë. Nur: Gjithçka fake. Ron: Për mua fake. Ylli: Turp, lojë. Ester: Shoh Albën të përfshirë, por jo Limin.

Ju Rekomandojmë