loading

“Jetoj vetëm për…”/ Elinara feston ditëlindjen në Ferma VIP, merr surprizën e veçantë nga motra dhe vajza në 50-vjetorin e saj

Elinara ka festuar ditëlindjen e saj të 50-të në Ferma VIP2.  Por, surprizat nga familjarët nuk i munguan as në këtë përvjetor. Motra e saj Rona emocionoi fermeren me anë të një video-mesazhi. “Nuk ka si motrat e mia. Më ka marrë malli shumë! I kam mbështetje dhe për vajzat”, u shpreh Elinara e përlotur pasi pa klipin. Por, emocionet dhe surprizat nuk kishin fund për fermeren. Pasi doli nga Plevica, Elinara pa vajzën e saj, Sofinë, e cila kishte ardhur për t’i thënë dy fjalë zemre nënës së saj. “Mamin e kam parë më shumë vetvetja seç duhet. Nuk dua të ndryshojë asgjë nga loja e vetë. Dua të vazhdojë kshu”, tha ajo, teksa shtoi me batutë se pa praninë e saj, shumë gjëra kanë ndryshuar, duke renditur edhe prishjen e lavatriçes. Ndërkohë Elinara pasi i fryu qirinjve, deklaroi: Kam jetuar dhe vazhdoj të jetoj për vajzat! Mama ju do shumë. Ndonjëherë kam ngritur zërin, por e tillë është loja, mos u shqetësoni për mua. Ju dua shumë! Por, batutat vazhduan në Ferma VIP, kur kryeplaku Albano Bogdo tha se Sofia është fermerja më e re, deklaratë kjo që u prit seriozisht nga Elinara, duke shkaktuar të qeshura mes tyre.

Ju Rekomandojmë