loading

“Jam si vera…”, Luana Vjollca hap natën e 8-të të Ferma Vip, shprehja e veçantë e moderatores

Ka nisur mbrëmja e sotme e spektaklit më të ndjekur Ferma VIP 2 në Vizion Plus. Si çdo të hënë dhe të premte moderatorja bukuroshe Luana Vjollca, bën gjithmonë një hyrje plot sharm, ku fjalët e përzgjedhura janë tepër ‘goditëse’. Mbrëmjen e sotme, Luana e krahasoi veten me verën, ku sa më shumë kohë kalon aq më e mirë bëhet. “E nisa me dashurinë, e thënë kjo nga një njeri që e vlerëson dashurinë. Sepse dashuria është fara që mbjell shpresën, ëndrrat dhe lumturinë. Jam bërë serioze. Flas gjëra me peshë dhe nuk bëj skandale mediatike. Sonte po bëj një goditje. Uën jam si vera, sa më shumë vjetërohem aq më e mirë jam. Çfarë do të thotë kjo që po plakem? Po ku plaket një njeri me shpirtin e mirë si ju”, tha Luana.

Ju Rekomandojmë