loading

Sot nata e 8-të live/ Zënka, debate dhe ndarje; a mori vërtetë fund marrëdhënia mes Limit dhe Albës; çfarë pritet të ndodhë sonte në Ferma Vip?

Një javë me dinamika, debate, zënka dhe ndarje. Një javë plot emocion dhe sfida. Çfarë ka ndodhur mes fermerëve këto ditë? Si ka qenë java e Albës si kryefermere? Ditët në Fermë kanë qenë të ngarkuara. Kryeplak Albano, ka qenë ai që ka njohur fermerët me sfidën e Agait. Ky i fundit i vuri fermerët përballë një sfide shpejtësie dhe shkathtësie për të ndërtuar dy kasolle. Të ndarë në dy grupe kanë nisur menjëherë nga puna dhe sigurisht që për fituesit pati një shpërblim, ndërsa ata që humbën nuk mund të mbeteshin të padënuar. Grupi fitues zgjodhi 3 fermerë nga grupi humbës për t’i dërguar te Fakiri dhe ato ishin Keisi, Andueli dhe Big Basta. Edhe fakirët u përballën mbrëmjen e djeshme me një sfidë të cilën e realizuan me sukses dhe si shpërblim Agai i nxori nga Fakiri. Gjatë kësaj jave nuk kanë munguar edhe momentet epike, humori si dhe batutat. Një fidan ulliri në fermë i mbjellë nga 15 fermerët do të mbetet kujtimi më i bukur i tyre, si dhe një shenjë për fermerët e edicioneve të ardhshme. Televotimi i hapur prej ditës së hënë, për të zgjedhur fermerin e preferuar të publikut, do të sjellë të tjera dinamika në lojë. Ndërsa sonte në mbrëmje priten të marrin zë shumë zhvillime të ndodhura gjatë këtyre ditëve. Si do të shkojë raporti i Limit me Albën? Cilat do të jenë sfidat e menduara nga Agai këtë herë që do të çojnë në televotim për eliminim disa prej konkurrentëve të hënën? Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Nën moderimin e moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe opinionistëve të shkëlqyer Zhaku dhe Kastro prisni një spektakël pikant. Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e pestë live e Ferma VIP 2 po fillon tani…

Ju Rekomandojmë