loading

“Çdo gjë çfarë ndjej, është emocion i pastër”, Alba bisedon me Ester për Limin

Alba ka folur ditën e sotme me Esterin në lidhje me Limin dhe marrëdhënien e saj me të. Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit, Esteri i dha këshilla Albës si të sillet në këtë rast. Ajo i tha fermeres që ta pyesë Limin nëse e do vetëm nga ana seksuale apo do që të krijojë një marrëdhënie të vërtetë me të. Alba i tha fermeres që Limi gjatë spektaklit është shprehur se përveç mendjes dhe zemrës, unë ja jap edhe këtë kënaqësi. Pjesë nga biseda: Ester: Ti e pëlqen Limin shumë unë e shoh që e pëlqen pafund. Ndërsa Limin e shoh që nuk është kaq shumë sa ty. Ti duhet ta pyesësh Limin që ti më do vetëm nga ana seksuale apo do ta vazhdojmë këtë gjë. Alba: E kemi diskutuar ne këtë gjë dhe përveç energjisë së fuqishme që ne ndjejmë me njëri-tjetrin e pëlqejnë edhe karakterin dhe mendjen e zemrën dhe si tipa që ne kemi. Këto janë biseda që ne i kemi vetëm ne të dy. Unë nuk jam para mbrapa atij kot. Ai dëshiron progres me mua dhe unë me atë. Esteri: Pra ai nuk të do vetëm nga ana seksuale Alba: Ai ka thënë që përveç karakterit, zemrës dhe mendjes, po ma jep dhe këtë kënaqësi. Ester: Unë po të them hapi sytë, se ai tha gjatë spektaklit që Alba më pëlqen vetëm nga ana seksuale. Më tej, Esteri vijoi të këmbëngulë që Limi e ka bërë atë deklaratë, ndërsa kryefermerja e ka mohuar kategorikisht.

Ju Rekomandojmë