loading

Po e tregojnë të gjithë fytyrën e vërtetë/ Alba bën monolog me veten

Pas disa ditësh me debate dhe mosmarrëveshje në fermë, kryefermerja Alba është parë mëngjesin e sotëm e ulur në vetmi, duke reflektuar mbi situatën. Ajo është shprehur e zhgënjyer nga qëndrimi i disa fermerëve që nuk kanë zbatuar urdhrat e saj dhe nuk e kanë pranuar rolin e saj si kryfermere e fermës. “Po e tregojnë të gjithë fytyrën e vërtetë,” është shprehur ajo, ndërkohë që po thurte një kurorë kashtë për Elinarën, e cila sot feston ditëlindjen një veprim që tregon përkujdesjen e Albës, pavarësisht situatës së tensionuar. Ajo ka shtuar gjithashtu: “Këta nuk e dinë akoma se çfarë marrëdhënie kemi unë dhe Limi”, duke lënë të kuptohet se mardhënia e saj me Limin është akoma e njëjtë dhe nuk është lëkundur. Gjatë gjithë javës, Alba është përpjekur të ndajë detyrat dhe të mbajë rendin në fermë, por duket se pjesëmarrja dhe respekti nga disa fermerë ka munguar. Ende nuk dihet si do të vazhdojë situata dhe nëse do të ketë ndryshime në drejtimin e fermës dhe rrolit të Albës si kryfermere.

Ju Rekomandojmë