“Kujt i flet në këtë mënyrë”, agravon debati mes Limit dhe Albës
Debati mes Limit dhe Albës ka agravuar edhe më shumë. Teksa Limi ia ka shprehur qartë se nuk do të ketë më marrëdhënie me të, Alba duket se është prekur shumë dhe ka shpërthyer në të qara. Situata vijon dhe më shumë kur Limi i drejtohet Albës për ngritje zëri. Më pas, ai i tha se nuk ka besim tek ajo pasi sipas tij këtë lojë e ka bërë edhe më parë dhe nuk i ka ecur. Pjesë nga debati: Limi: Kujt i flet në këtë lloj mënyrë Alba: Ty po të flas Limi: Dua të di se ku jemi Alba: Fokusin tim e kam vetëm tek ty Limi: Nuk më intereson dhe nuk të besoj, se ti këtë lojë e ke nisur dhe para meje me të tjerë dhe nuk të ka ecur. Nuk më intereson mendimi yt tani e mbrapa. “Mendoj se duhet t’i japim hapsirë njëri-tjetrit”, Limi po tenton të ndahet nga Alba?