loading

“Mendoj se duhet t’i japim hapsirë njëri-tjetrit”, Limi po tenton të ndahet nga Alba?

Një darkë e organizuar nga Agai dhe që pritej të ishte romantike mesa duket po përfundon në ndarje. Limi dhe Alba, çifti i parë i cili u krijuan në Ferma Vip2 (Limi deklaroi se janë çift) po pësojnë një krizë madhore në marrëdhënien e tyre. Ishte Limi ai i cili sot tërë kohën i ka mbajtur distancë Albës, gjë që është vënë re nga kryefermerja. Ai madje ka zhvilluar një bisedë me Big Mamën dhe Ronin ku i ka shprehur se ka dëshirë të distancohet nga ajo por ka frikë se mos gjykohet nga publiku. Dhe ashtu siç e kishte planifikuar, teksa shkuan te darka dhe nën ritmin e muzikës së krijuar nga Andueli me kitarë Limi nisi të ngacmojë Albën në lidhje me marrdhënien e tyre dhe mënyrën sesi e percepton ajo. Pas një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh, Limi ka shpërthyer në akuza ndaj Albës në lidhje me ndjenjat e saj për fermerin. Ai i tha kryefermeres që ndjenjat e saj janë një dashuri artificiale dhe jo e vërtetë.  Limi e pyet disa herë Albën se çfarë pëlqen tek ai dhe fermerja shprehet se i pëlqen gjithçka te ai. “Thjesht ke qejf, gjithçka që po ndodh është që ty ta do b*tha jo zemra. Stë intereson aspak sesi jam unë dhe sesi mendoj unë. Mua më ka interesuar mendimi yt”, i tha ndër të tjera Limi-Albës. Madje ai e akuzoi kryefermeren se po luan lojë në lidhje me marrëdhënien e krijuar mes të dyve. Ndërkohë, kjo është mohuar kategorikisht nga Alba.