loading

Parashutë në Fermë, surprizohet Alba: E bëtë vërtetë këtë gjë…

Nuk paskan fund surprizat nga jashtë për fermerët tanë. Pas dronëve që mbërritën ditën e sotme në qiellin e Fermës, një parashutë surprizoi Albën pasditen e sotme. Në të ishte një foto e kryefermeres, ndërsa shkruhej “Anonim nga Dubai”. Si duket, kryefermere Alba është surprizuar shumë teksa u shfaq mjaft e lumtur në oborr. Ajo hidhej nga gëzimi dhe falenderonte surprizuesit. I vetmi që e përqafoi ishte Limi dhe Esteri. Por, Limi ka thumbuar kryefermeren teksa i tha: “Gjithsesi suksese zemër.  Na e bo hallall që e kemi marrë me qera”, tha Limi. Si të mos mjaftonte kjo, edhe fermerët e tjerë të cilët ndodheshin me të në oborr e ironizuan totalisht. Alba shfaqej sikur e dinte nga kush i kishte ardhur kjo surprizë dhe thoshte me zë të lartë dhe duke qeshur “mendova se më keni harruar”, ndërsa para kamerave dhuronte puthje me dorë. Por, si duket fermerët janë zhgënjyer që surpriza ishte për kryefermeren. Ata kanë filluar ta ironizojnë Albën teksa në sfond dëgjohej se ata këndonin këngë për Dubain. Ishte Nur ajo që nisi ta ironizonte fermeren dhe bashkë me të këndonte Andueli, ndërsa Esteri kërcente. Kjo situatë ka zgjatur për disa kohë, madje edhe kur fermerët kanë shkuar te kafshët.