loading

“Flas keq për të tjerët”, Erandi dhe Ganiu flasin për jetën jashtë Fermës…

Erandi dhe Ganiu kanë folur ditën e sotme në lidhje me jetën jashtë Fermës dhe aktivitetet e tyre. Ishte Erandi ai i cili e pyeti se çfarë bën me jetën e përditshme, ndërsa ai tha që flet keq për të tjerët. Më pas tha se merret me projekte televizioni dhe i prodhon vetë. Pjesë nga biseda: Erandi: Ti Gani çfarë bën në jetën e përditshme? Ganiu: Asgjë. Flas keq për të tjerët. Jetoj mirë, e dua jetën shumë. Mundohem për komunitetin. Erandi: Po tallesh ti tani? Ganiu: Jo. Mundohem. Merrem me projekte, i prodhoj vetë dhe i çoj në televizion. Por jam i jashtëm, u bë 5 vite që jam i jashtëm. I bëj brand. Jam autor. Kam producentin dhe një ekip të mirë. Pas të qeshurave, të dy fermerët kanë vijuar bisedën e tyre normalisht teksa Ganiu ka dhënë më shumë detaje në lidhje me profesionin e tij.