“Më duhet një nga ju të lajë enët”/ Keisi dhe Big Basta zbatojnë kërkesën e kryefermeres
Keisi dhe Big Basta po qëndronin te Fakiri, ndërsa po diskutonin në lidhje me marrëdhënien Limi-Alba. Keisi tha se i vjen keq për Albën dhe se për këtë arsye ka filluar të ulë tonet ndaj saj. Ndërkohë, kryefermerja është afruar pranë tyre dhe ka kërkuar nga ata që të vijnë të lajnë enët. Keisi dhe Big Basta menjëherë kanë shkuar në Fermë për të larë enët. Si duket dy fakirët i kanë ndarë puënt me njëri-tjetrin. Por Ganiu i ngacmon me fjalë dhe pse fakirët janë të detyruar të mos u kthejnë përgjigje fermerëve. Keisi i ka kërkuar Albës që dikush të vijë për të pastruar koshat e mbeturinave pasi sipas saj, detyra e tyre është vetëm të lajnë enët.