Tjetër dron në Fermë, surprizohet Erandi
Dronët kanë zbukuruar qiellin e Fermës ditën e sotme. Një tjetër dron ka mbërritur në Fermë, ndërsa surpriza këtë herë ishte për Erandin. “Forca Erand, je numër një. Aftër shave. Boston”, thuhej në mesazhin e dërguar për Erandin. Ndërkohë, fermerët kanë përqafuar Erandin dhe e kanë përgëzuar për surprizën. Erandi u shpreh shumë i gëzuar dhe tha që e dinte se nga i vinte kjo surprizë. Edhe ai përshëndeti personat të cilët i dërguan dronin. “Niku, Bela, kalamajt, Dori, Kristi të gjithë kush jeni. Mario Eva. Ju puth fort të gjithëve. Love you. Gabriel, Loren, Xhulia, ju do xhaxhi Randi fort”, tha në përshëndetjen e tij Erandi. Pas dronit, Esteri i tha Erandi që ka dalë shumë bukur në foto, ndërsa ai i tha se ka qenë në një shfaqje gjatë momentit të asaj fotoje.