“Baca të uron fitore”/ Limi emocionohet nga droni që erdhi për të
Një moment i veçantë dhe emocional ndodhi sot në Fermë, kur Limi u befasua nga një dron që fluturonte mbi fermë, duke mbajtur një mesazh personal të dedikuar posaçërisht për të. Teksa fermerët ishin të angazhuar me aktivitetet e ditës, një zhurmë e lehtë nga qielli tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Droni mbante një mesazh ku shkruhej: “Baca të uron fitore”, një mesazh i thjeshtë, por me shumë domethënie për Limin, që nuk i fshehu emocionet. “I love you, Baca!” tha me buzëqeshje Limi, duke lënë të kuptohet se surpriza ishte dërguar nga një mik shumë i afërt, me të cilin ndan një lidhje të veçantë. Ky gjest i papritur i solli gëzim jo vetëm Lim-it, por edhe krijoi një atmosferë pozitive mes të gjithë fermerëve.