“O përndjekëse”, Alba-Elinarës: Duhet të të them diçka për punën
Tensionet në Fermë nuk po zbuten, veçanërisht ato mes Elinarës dhe kryefermeres së javës, Albës. Ndërsa në fermë është gjithnjë e më e qartë përpjekja e Albës për të ndërtuar një frymë bashkëpunimi dhe qetësie, disa fermerë duket se nuk janë të gatshëm ta pranojnë qasjen e saj. Gjatë një momenti ku ë gjithë po kryenin detyrat në fermëdhe Elinara po konsumonte vaktin, Alba iu afrua Elinarës me një ton miqësor, me qëllimin për të zhvilluar një bisedë të shkurtër rreth organizimit të punëve në fermë. Por Elinara, e cila shpesh është treguar më e rezervuar në raport me drejtimin e Albës, zgjodhi të ruajë distancën, duke reaguar me fjalët: “Përndjekëse, më lër të ha bukë.” Alba nuk reagoi, duke ruajtur qetësinë dhe respektin, ashtu siç ka vepruar gjatë gjithë javës por ju afrua me qetësi duke i shpjeguar punën dhe ecurin se si do funksionoje në vazhdim.