Duket sikur ka marrë rolin e kryeministrit/ Nur-Limit për Albën: Nuk e dëgjon askush…
Një tjetër ditë e ngarkuar në Fermë, por jo pa tensione. Edhe pse Alba, në rolin e saj si kryefermere, ka ndarë detyrat dhe është përpjekur të japë kontributin e saj në punët e fermës ndryshe nga disa kryefermerë të mëparshëm që e shfrytëzonin postin për t’u shkëputur nga përgjegjësitë,kundërshtitë nuk kanë munguar. Teksa Alba ka tentuar të ndihmojë në detyra konkrete, ka qenë Nur ajo që ka reaguar direkt, duke i thënë: “Ti nuk ke të drejtë të punosh, mos u fut në punët e fermerëve që janë lodhur.” Një fjali që lë të kuptohet qartë se Nur nuk e pëlqen mënyrën se si Alba po e ushtron rolin e saj si kryefermere. Por tensioni nuk ndalet këtu. Limi, i cili deri më tani ka qenë ndër të paktët që është treguar i afërt me Albën, ka shprehur gjithashtu rezerva, edhe pse në mënyrë më të butë dhe me tone ironike. Pjesë nga biseda mes Lim-it dhe Nur-it: Limi: “I duket sikur ka marrë rolin e kryeministrit.” Nur: “Nuk e dëgjon askush. Vetëm përpiqet të bisedojë mes neve me fermerët e tjerë.” Kjo bisedë konfirmon atë që duket të jetë një pakënaqësi në rrolin e Albës si kryefermere, e cila po përpiqet të jetë prezente, por nuk po arrin të fitojë vërtetë bashkëpunimin e plotë të fermerëve.